ITALI, 12 shkurt 2013– Stilisti Roberto Cavalli ka publikuar në profilin e tij në Facebook fotot e fustaneve që bukuroshja Bar Rafaeli do të veshë në festivalin e Sanremos. Veshjet e stiluara nga Cavalli duket se do të nxjerrin edhe më shumë në pah bukurinë e ish të fejuarës së Leonardo di Caprio-s.
Përveç fustaneve të gjata në ngjyrë të kuqe, jeshile dhe blu të errët Rafaeli do të prezantohet edhe me një kostum në ngjyrë të bardhë, me pak dizenjo të zezë.
Mbetet vetëm të presim netët e Sanremos për të shijuar bukurinë e modeles dhe veshjet fantastike të stilistit të njohur.