ANGLI, 12 shkurt 2013 – E përjavshmja italiane “CHI” do të publikojë nesër, në numrin e saj të rradhës, fotot e pushimeve të William e Kate në Karaibe. Por duket se publikimi i fotove të Kate me rroba banjo dhe shtatzënë disa muajshe konsiderohet nga familja mbretërore britanike një shkelje e rëndë e privatësisë.
“Ne jemi të zhgënjyer që fotot e Dukës dhe Dukeshës gjatë pushimeve të tyre private të publikohen në media”,- tha sot një zëdhënës i pallatit St James.
Pas problemeve shëndetësore që Dukesha e Kembrixhit kaloi gjatë muajve të parë të shtatzënisë ajo së bashku me bashkëshortin dhe familjarët e saj ishte në ishullin Mustique, në Karaibe, për të pushuar disa ditë.
Por ashtu si kohë më parë kur fotot e saj topless gjatë pushimeve përfunduan në faqet e para të mediave gossip, edhe këtë herë bukuroshja Kate Midleton do të jetë protagoniste e faqeve të shtypit rozë. Ky është dhe çmimi i famës që duhet të paguajë për popullaritetin e saj të padiskutueshëm.