Modelja e famshme britanike, Kelly Brook, sapo ka realizuar një set fotografik shumë “të nxehtë” për linjën e të brenshmeve të kompanisë Neë Look.
Ndërsa ekspozon modele të ndryshme të brendshmes në një dhomë gjumi, Brook duket se do të ndezë fantazitë e shumë meshkujve që e cilësojnë si një nga femrat më të bukura në botë.
Duket se ky Shën Valentin do të jetë mjaft sensual për të pas rikthimit me ish të dashurin Danny Cipriani. Një burim pranë modeles ka konfirmuar se ajo u afrua shumë me ish të dashurin pas ndarjes nga Thom Evans.
“Kelly dhe Danny nuk e harruan asnjëherë njëri-tjetrin megjithëse ishin ndarë”,- tha një burim i afërt me Brook.