Kapiteni i Lyon, Memphis Depay, ka një kërkesë zyrtare për qeverinë franceze. 27-vjeçari nuk do të mund të bashkohet me Holandën për të luajtur eliminatoret e Katar 2022, për shkak të masave kufizuese që ka marrë Franca për të mos lejuar udhëtimin e qytetarëve të saj jashtë Francës.“Qeveria franceze, a mund t’i bashkohem ekipit kombëtar të Holandës ditën e hënë? Kjo do të ishte e drejtë pasi ju bëtë një përjashtim për kombëtaren franceze për të udhëtuar në Europë e për të luajtur ndeshjet!!!”, shkruan holandezi në “Twitter”.
Gjithashtu, në fund të postimit ai i bën tag edhe kryeministrit Emanuele Macron si dhe faqes së UEFA-s. Nuk dihet nëse qeveria do ta lejojëj Depayn të bashkohet me Holandën, pasi masat anti-Covid janë ashpërsuar sërish tashmë.





