BRAZIL– Me qindra mijëra turistëve të mbërritur në Brazil për të ndjekur nga afër karnavalet e famshme të Rios paparacët kanë fiksuar Kim Kardashian dhe Kanye West. Çifti ashtu si dhe shumë të tjerë kanë përfituar nga të qënurit në Brazil për të vizituar disa nga pikat më të rëndësishme turistike të kryeqytetit brazilian.
E veshur me një fustan të gjatë, ngjyrë çiklamini dhe taka të larta, Kim stononte mjaft me pjesën tjetër të turisteve që të veshura me pantallona të shkurtra pozonin ashtu si ajo para Statujës madhështore të Krishtit në Rio.
Duket se çifti Kardashian-West po përpiqet të udhëtojë sa më shumë në këtë periudhë, para ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë.