Beyonce duket se do të jetë ylli që do të shfaqet në kopertinën e Vogue për muajin mars.
Në një imazh që ka rrjedhur nga BeyonceLite, një fans i këngëtares, ajo shfaqet tejet elegante e veshur bardhezi. Titulli i artikullit është:"Queen B! Beyonce Rules the World"
Ditët e fundit 31-vjeçarja është shfaqur edhe në të tjera foto, me të brendshme ngjyrë vishnje duke nxjerrë në pah hiret e saj dhe po ashtu me një veshje bardhezi.
Fillimisht u tha se këto ishin fotot e Vogue, më pas doli në pah se ishin pjesë e promocionit për turin e saj botëror.