SHBA– Lindsay Lohan i bën sërish mediat të përqendrohen tek ajo. Por në ndryshim nga muajt e fundit ku 26 vjeçarja ka mbushur faqet e para të mediave gossip me lajmet për problemet që ka me drejtësinë dhe paratë, këtë herë duket se bukuroshja ka shfaqur anën e saj më të mirë.
Lohan është fotografuar mbrëmjen e së mërkurës në një Gala në New York në krah të regjisorit të famshëm Woody Allen. Këtë herë Lohan ka qenë rrëzëllitëse duke u kthyer në ditët e saj më të mira.
Vetëm një javë më parë ajo u shfaq mjaft e lodhur dhe pa make up në seancën gjyqësore në ngarkim të saj