TIRANE – Më në fund ÇIljetja është bërë nënë. Këngëtarja e re sot ka sjellë në jetë djalin saj të vogël, Fernandon, një ditë pasi ka festuar ditëlindjen e saj. Lindja ka qenë me operacion, pasi siç është shprehur vetë këngëtarja, kjo ishte rruga më e sigurt për ta pasur nën kontroll lindjen.
Ndërkohë në rrjetin social, Facebook, në profilin e Çiljetës kanë vërshuar me dhjetëra urime nga miq dhe familjarë të këngëtares, që i urojnë jetë të gjatë Fernandos së vogël. Rreth një muaj para lindjes, ashtu siç është bërë traditë nga shumë aktore e këngëtare të famshme, edhe ÇIljeta realizoi një set fotografik për revistën Anabel, ku ekspozonte barkun e saj.