Slavia Pragë mori një kualifikim të rëndësishëm ditën e djeshme në Ligën e Europës, teksa mposhti me rezultatin 0-2 Rejnxhërsin në Skoci.Megjithatë ajo mes dy skuadrave, ishte një luftë e vërtetë si në fushë, ashtu dhe jashtë saj.
Portieri i Slavias, Ondrej Kolar, në minutën e 62’, merr një goditje të tmerrshme në fytyrë me takë, nga mesfushori i Rejnxhërs, Kemar Ruf, i cili më pas u ndëshkua me karton të kuq menjëherë.Portieri çek, pas goditje së marrë, e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen, teka mund të shihet qartë, edhe plagët e marra në fytyrë, ku shihen dy çarje të mëdha.
Megjithatë asgjë nuk u mbyll këtu, teksa nga minutat e fundit, lojtari i Slavias, Glen Kamara i tha arbitrit se kishte marrë një koment racist nga kundërshtarët. Kjo solli edhe një sherr në dhomat e zhveshjes, ku ka pasur grushte mes dy ekipeve, ku UEFA është informuar se në dhomat e zhveshjes ka pasur një sherr masiv dhe për këtë ka nisur menjëherë një hetim.





