E përditshmja Mirror tregon historinë e asistentes personale të Lady Gagës, e cila ka rrëfyer se “detyrohej” nga këngëtarja që të flinin bashkë gjatë turit të saj. Emri i asistentes është Jennifer O’Neill.
Vajza e cila ka nisur hapur një proces gjyqësor ndaj Lady Gagës, për një dëmshpërblim prej 262 mijë euro, ka shpjeguar se pop starja urren të flejë vetëm. Megjithëse vajza pranon se nuk ka pasur mes të dyjave një lidhje, dhunimi i saj qëndron në faktin se Germanotta e detyronte të flinte me të.
“Kam jetuar përkrah saj 24 orë në 24, shtatë ditë të javës. Nuk kisha më privatësi, nuk mund të flisja me asnjë. Nuk kasha mundësi të bëja asgjë”,- rrëfen O’Neill.