SHBA– Sërish incident me gjoksin, sërish fustan i zi. Duket se Eva Longoria kërkon të nxjerrë në pah më shumë sesa duhet, pasi në dy daljet e saj të fundit fotografëve nuk u kanë shpëtuar gjinjtë e saj thuajse jashtë.
Ish shtëpiakja e dëshpëruar është paraqitur në ceremoninë e inagurimit të një restoranti në Las Vegas duke treguar më shumë seç duhej. Nëse kërkonte të tërhiqte vëmendjen drejt saj këtë e fitoi me siguri.
Incidenti me fustanin është i dyti për aktoren, e cila në natën e ndarjes së çmimeve Grammy nxorri në pah gjoksin para fotografëve, ndërsa kishte veshur një fustan të zi të gjatë me një dekolte të theksuar. Gjithsesi vlen të përmendet fakti se pavarësisht gjatësisë së saj, që lë për të dëshiruar, 37 vjeçarja Longoria ka një trup për t’u pasur zili.