TURQI – E rritur me natyrën e fimave pornografikë, pas 50 vitesh gëzon respektin e plotë, në sajë të roleve me mjaft prestigj nëpër telenovela të ndryshme. Është kjo zanafilla e punës së nisur nga Nebahat Cahre, e cilësuar si nëna sulltaneshë në serialin televiziv turk “Sulltani i madhërishëm”.

Në moshën 15 vjeçare, ajo zgjidhet si më e bukura e Turqisë ndërsa kishte aplikuar vetëm në sajë të dëshirës së nënës së saj. Ndërkaq, për një kohë të shkurtër punoi edhe si modele ndërsa në vitin 1962, ajo debuton si aktore duke regjistruar kështu mbi 15 filma porno.

Pas shumë vitesh,  Nebahat Cahre u kthye për të punuar në projekte më serioze. Për momentin, 68-vjeçarja Nebahat është aktorja më e famshme dhe më e respektuar në Turqi falë rolit të saj në telenovelë.