SHBA – Abuzimet e ndryshme dhe teprimet me pijen duken se kanë lënë gjurmë në portretin e Lindsay Lohan. Aktorja amerikane është paraqitur e pa trukuar në gjykatën e Los Anxhelesit, pasi akuzohet se ka gënjyer policinë pas aksidentit me makinë në muajin qershor të vitit të kaluar.
Duket se aktorja kishte zgjedhur pamjen “ujë e sapun” para gjykatëses, por fotot e saj pa make up bënë xhiron e botës. Megjithëse 26 vjeçe, portreti i saj i lodhur tregon vite më tepër. Së fundmi aktorja është përfshirë në probleme me drejtësinë, përveç atyre financiare ende të pazgjidhura.
Rreth 2 javë më parë babai i saj deklaroi për një media të shkruar se vajza e tij bënte prostitutën e luksit për të siguruar paratë e nevojshme për stilin e saj të lartë të jetesës.