ANGLI – Princi Karl i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Kamilla, dukesha e Cornwall janë fotografuar në stacionin hekurudhor të Farringdon-it, në Kings Cross.

Dy anëtarët e familjes mbretërore ishin aty për të marrë pjesë në festimet me rastin e 150 vjetorit të metrosë së kryeqytetit anglez.