Edhe pse shumë herë është përfolur se këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti ka problem me bashkëshortin e saj, këtë radhë është vetë ajo që e pohon një gjë të tillë. Në një postim në faqen e saj në një rrjet social, bleona pranon se Gani Bardhi duket ka humbur interesin për të kohëve të fundit.

Sikur bashkëshorti im, Ganiu, të më kushtojë vetëm 50 për qind të vëmendjes që i kushton makinës së tij, kjo do të ishte mrekulli për mua”, shkruan Bleona.

Edhe pse ajo ka postuar më pas një foto, ku shihet çifti i lumtur dhe duke kaluar kohë të mire, sërish postimi ka vënë në dyshim marrëdhënien e tyre. Megjithatë në mënyrë direkte ajo gjithmonë është treguar e kujdesshme duke u shprehur se ata vazhdojnë të jenë bashkë dhe të lumtur madje.