TIRANË – Çiljeta Xhilaga, si duket është përfshirë nga emocionet e lindjes së fëmijës së parë, pasi kohëve të fundit, “përshëndetja” më e shpeshtë e saj për fqinjët e Kosovës dhe Shqipërisë, ka qenë “F*ck”.
Pasi ditë më parë “përshëndeti” Serbinë me fjalët “F*ck Serbia” për heqjen e lapidarit të ish-ushtarëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës, ajo të njëjtën mesazh pati edhe për Greqinë.
“Sapo pash një intervistë të Papas të News24. Ai njeri duhet dënuar me burg dhe jo vetëm, për dezinformim dhe shtrembërim të fakteve historike. Mjerë Greqia që përfaqësohet nga një diabolik si ai. E tmerrshme. Pash në fjalët e tij një urrejtje për shqiptarët. Ajo që më acaroi më shumë ishte mënyra se si ai injorant grek prekte flamurin tonë. E pra dua t’i them atij dhe të gjithë grekëve që shqiptarët kanë ekzistuar”, ka shkruar Çili, duke e përfunduar me një fjali të këndshme: “Një gjë s’mund që lë thënë, F*ck Grecce”.