ITALI – “Mund të jetë një mashtrim i Javier-it, një njeri i paskrupullt, që mund të jetë martuar me mua me anë të një prokure në Spanjë, pa dijeninë time dhe pa miratimin tim. Besoj se qëllimi ka qenë për të përfituar pasurinë time pas vdekjes. Dua të hedh dritë mbi këtë çështje”,- thotë aktorja italiane për ANSA.
Ajo ka denoncuar pranë autoriteteve në Romë, një spanjoll 44 vjeç, ish të fejuarin e saj. Ai i kishte marrë një prokurë aktores për një tjetër dokument.
Pas disa kërkimeve Lolobrixhida ka zbuluar se ish i fejuari i saj kishte mashtruar edhe persona të tjerë. Aktorja ka pasur një lidhje dashurie me 44 vjeçarin spanjoll në vitet 2006-2007.