MONAKO – Në një mbrëmje janari të vitit 1962, princesha e Monakos, Grace Kelly, ishte ulur në një nga dhomat e pallatit të saj gjigand duke parë në drejtim të detit Mesdhe me një gotë verë në dorë. Kur i dha fund karrierës hollivudiane për t’u martuar me princin Rainieri ajo mendonte se kishte gjetur burri perfekt.
6 vjet më vonë, ndërsa i kishte dhuruar atij një pasardhës si dhe një vajzë ajo ishte ndihej mjaft e delizionuar dhe po mendonte të fluturonte drejt Amerikës, të pranonte ofertën prej 1 milion dollarësh të Alfred Hitchcock, i cili e kërkonte për filmin e tij më të ri.
Çfarë do të ndodhte po të pranonte rolin dhe të bënte kërkesën për divorc?
Prifti Francis Tucker, këshilltari i saj më i afërt i tha se do ishin fëmijët e saj ata që do ta vuanin më shumë këtë ndarje, ndërkohë që Grace nuk do të kishte mundësi t’i shihte më ata, pasi do të rriteshin pranë të atit.
Në këtë skenë, e cila është shkëputur nga skenari i filmit Grace Of Monaco, ku rolin e princeshës Grace e interpreton Nicole Kidman shfaqet një princeshë e vetmuar dhe e dëshpëruar, viktimë e një burri abuzues.
Skenari dhe filmi janë kritikuar mjaft nga fëmijët e princeshës, por autorët mbrohen duke thënë se gjatë shkrimit të skenarit ata janë bazuar në qindra intervista që biografë të ndryshëm i kanë bërë personelit të pallatit princëror dhe burimeve të besueshme.
Duket se filmi do të thyejë shumë tabu të ngritura mbi jetën e Grace Kelly dhe princit Rainier. Në skenar përmendet fakti se princi dhe princesha flinin në dhoma të ndara, ndërkohë kur princi thoshte shpesh gjatë ditës se ishte “i zënë” për të takuar Grace, produksioni ngre akuza për trathti të Rainierit ndaj bashkëshortes së tij Grace.
Sipas biografes së princeshës Wendy Leigh, e cila ka shkruar në vitin 2007 librin “True Grace” princi Rainieri e tradhëtoi Grace pak pasi ajo mbeti shtatzënë gjatë muajit të mjaltit. Me kalimin e muajve ai kishte arritur të mbante deri në tre dashnore.
“Grace ndihej e ofenduar dhe nuk ishte e lumtur. Ajo ishte e rrethuar nga miqtë dekadentë dhe me reputacion të dyshimtë të të shoqit”,- thotë biografia Leigh.