Emiliano Vila, një nga lojtarët e daluar vitet e fundit në kampionatinm tonë, me skuadra të njohura, mes tyre edhe Partizani e Skënderbeu, me golin që ka shënuar ndaj Kukësit e ka çuar Teutën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. 

Emiljano Vila ka pohuar: “Jam shumë i lumtur për fitoren dhe kualifikimin. Gjithashtu edhe për golin që shënova. Sot luajtëm me skemën 4-3-3. Kemi më shumë mundësi për të sulmuar topin kur luajmë kështu. Një gjë e tillë ndodhi dhe ia dola të gjej golin”.

“Jemi në garë për fitimin e dy trofeve, do i shkojmë deri në fund të dyjave. Më vjen mirë që ekipi reagoi sot pas barazimit me Kastriotin.  E vërtetë që hasim vështirësi për të shënuar, por kështu është për të gjitha ekipet e kampionatit, golashënuesi më i mirë numëron vetëm 10 gola. Vetëm kundër Kastriotit nuk kemi shënuar”.

“Janë ekipe shumë të forta në gjysmëfinale, të gjithë janë me meritë këtu. Ne duam t’i shkojmë deri në fund kampionatit dhe Kupës. Bregu dhe Lorenco Vila na kanë ndihmuar shumë”, – tha Vila pas ndeshjes me Kukësin.Kujtojmë që Teuta është fituese në fuqi e Kupës së Shqioërisë seoznin e shkuar, kur në finale mundi skuadrën e Tiranës.