ROME – Valeria Marini do të martohet me të dashurin e saj Gianni Cottone më 11 maj, në Romë. Gjatë sfilatës së modës të stilistit Sarli, Marini nuk preferoi të jepte shumë detaje mbi ceremoninë, por ndërsa kishte afër këngëtaren Anna Tatangelo, vajza e spektakleve italaine rrëfeu se "Tatangelo do të jetë dëshmitare në dasëm se bashku me Gigi D'Alessio, Maria Grazia Cucinotta etj".

Ndërsa nuk ka vendosur ende se cilin fustan do të veshë në dasëm, Marini tregon se ka hapur një konkurs në internet dhe sipas saj i kanë mbërritur qindra modele shumë të bukura. Fituesi i konkursit do ta qepë fustanin e saj në një rrobaqepsi shumë të njohur italiane si dhe do të fitojë të drejtën të praktikohet për një vit pranë kësaj rrobaqepsie.