Khloe Kardashian është duke pritur një fëmijë nga burri i saj Lamar Odom.

Ky është një lajm tjetër i gëzuar për familjen Kardashian, pas lajmit të disa ditëve më parë ku edhe Kim pret një fëmijë.

Khloe, e cila ka probleme me fertilitet thuhet se më në fund i ka kaluar problemet dhe së shpejti do ti shtohet listës së personazheve vip shtatzëna.

Ndërsa mësohet se motrat Kardashian po realizojnë një marreveshje për të luajtur në një reality-show i cili do të përqëndrohet në shtatzënitë e tyre.