Këngëtari i famshëm turk, Tarkan Tevetogluu, është paraqitur në një gjykatë në Stamboll, ku po vazhdon procesi gjyqësor kundër tij për shkak të përdorimit të drogës.
Krijuesi i hitit “Simarik” akuzohet për “blerje, pranim dhe posedim të drogës dhe opiateve”.
Pala e akuzës ka kërkuar që ai të dërgohet në mjekim të menjëhershëm dhe më pas të dënohet nga një deri në dy vjet burg.