Irina Shayk do i rezervojë partnerit të saj Cristiano Ronaldo, por dhe shumicës së meshkujve nëpër botë një surprizë të bukur për Shën Valentin. Rusja sensuale është zhveshur për të reklamuar të brendshmet e markës kineze La Clover dhe në fotot që ka realizuar për fushatën publicitare “të lë pa frymë”.
Me buzëkuqin e ndezur, trupin sensual dhe të brendshmet seksi, Irina duket se do t’i mbajë lart temperaturat dhe do të bëjë sërish shumë meshkuj të ëndërrojnë për të.
Jo më kot rusja seksi renditet si njëra nga femrat më të bukura në planet dhe më të adhuruara nga seksi i fortë.