SHBA – "Dua të përballem me ngjarjen më të rëndësishme të kësaj fundjave, baluken e Michelle". Kështu është shprehur presidenti amerikan Barak Obama, pak orë për festimeve zyrtare për marrjen e mandatit të dytë qeverisës, duke bërë shaka me look-un e ri të zonjës së parë.
"Para së gjithash e adhuroj Mishelën dhe e dua modelin e ri të flokëve të saj. Duket mjaft mirë, ajo duket mirë gjithnjë”,- tha Obama gjatë mbremjes gala në National Building Museum.
4 vjet pas marrjes së mandatit të parë, vetëm balukja e Mishelës bën diferencën në paraqitjen dhe sjelljen e çiftit presidencial. Galeria e fotove të mëposhtme tregon se pavarësisht veshjeve të ndryshme dhe disa thinjave më shumë për Barak Obamën, ata vazhdojnë të shkëmbejnë të njëjta puthje, buzëqeshje, përshëndetje.