SHBA – Në nder të inaugurimit të presidentit Barack Obama si presidenti i 44, “The Presidential Inaugural Committee” ka publikuar listën e këngëve të parapëlqyera nga presidenti Obama, dhe nga ajo që shihet mund të themi se ai ka shije shumë të mira muzikore.
Në listën e tij mund të gjejmë gjithçka, duke nisur nga Stevie Wonder me “Signed, Sealed, Delivered” e tek Beyonce me “I Was Here” për të vazhduar pastaj me Fun dhe “Carry on” etj.
Në playlistën e Obamës gjendet edhe Katy Perry, James Taylor, Brad Paisley, Kelly Clarkson, Usher, Marc Anthony, Alicia Keys, Smokey Robinson, Far East Movement, John Legend, Nick Cannon, Mindless Behavior dhe Soul Children of Chicago. .