Soni Malaj, krahas karrierës së këngëtares, këtë vit e ka filluar edhe si anëtare e jurisë në "X factor Albania".
Jeta e saj artistike zhvillohet mes Shqipërisë dhe Italisë, prej nga vjen edhe bashkëshorti i saj, Mirko, me të cilin thotë të jetë e lumtur.
"Që kur jam martuar, jam më e lumtur. Martesa mua më ka ndihmuar në këtë aspekt, se jam kaq e qetë shpirtërisht dhe psikologjikisht, saqë komentet rreth e rrotull nuk i marr fare parasysh. Dhe nëse e kanë për të më bërë dëm, u them që e kanë kot se këto më lënë krejt indiferente,'' ka thënë ajo për mediat shqiptare.Soni ka folur edhe për ato që i cilëson si përparësi të të pasurit një bashkëshort të huaj:"Në fillim Mirkos, duke qenë italian, i bënte shumë përshtypje kur njerëzit i thonin: “Soni ka pasur një lidhje më përpara. I bënte përshtypje dhe pyeste: ”Po për çfarë më thonë, konsiderohet diçka e keqe këtu? Ti je 29 vjeç, normal që ke pasur jetën tënde… Pra, e mira është që nuk merret shumë me thashetheme, preferon të njohë personin dhe ndihet OK. Pastaj normalisht kur zihemi, unë i flas shqip, ai nuk më kupton, dhe kërkon t’ia përkthej, por unë nuk kam nerva."