SHBA– Jessica Chastain, me filmin horror “Mama”, të xhiruar me buxhet të ulët, kryeson klasifikimet amerikane dhe kanadeze të kësaj jave. Filmi në fjalë ka mundur të mbledhë një fitim prej 28.1 milion dollarësh. Në vend të dytë renditet “Zero Dark Thirty”, filmi aq i diskutuar i Kathryn Bigelow, me 17.6 milion usd fitime.
Në vend të tretë të klasifikimit është një tjetër film, që ashtu si “Zero Dark Thirty” është në garë për çmimet Oskar. “Il lato positivo” ka mbledhur gjatë kësaj jave 11.35 milion usd. Ndërkohë “Broken City”, trilleri me Russell Crowe, renditet i pesti me 9 milion usd, një vend poshtë “Gangster Squad's” që ka arritur të grumbullojë brenda shtatë ditëve një fitim prej 9.1 milion usd.