ANGLI– Pas fotos së nxehtë me modelen Cara Delevingne, Rita Ora duket se nuk e ka kufizuar miqësinë e saj me të vetëm para aparateve fotografikë. Menjëherë pas kthimit nga Tajlanda Rita shkoi të takojë Cara-n me të cilën kaloi në mbremje të këndshme në një nga pubet e kryeqytetit britanik.
Rita Ora e quan shoqen e saj “wifey” që në anglisht është një term që përdoret për të nënkuptuar gruan apo të dashurën, duke i lënë kështu shteg mediave gossip të aludojnë për këtë miqësi. Ndërsa vajzat ishin duke u larguar Groucho Club fotografët i fiksuan ato të kapura dorë për dorë.
Të dyja vajzat, të njohura për zgjedhjet e tyre të çuditshme në veshje, ishin në konstrast me njëra tjetrën, pasi kishin zgjedhur dy ngjyra shumë të kundërta, të zezën dhe të bardhën.
Rita ishte veshur e gjitha në të bardha, me një xhaketë lëkure të zezë hedhur krahëve dhe me një palë syze mjaft origjinale, në ngjyrë të florinjtë dhe të bardhë, ndërkohë Cara kishte preferuar të vishej nga koka deri tek këmbët me të zeza.