Këngëtarja e famshme nga Barbados, filloi të mbante dietë në kohën e publikimit të albumit të saj “Good Girls Gone Bad”. “Karbohidratet janë armiku i një femre, por nëse qëndroj tre ditë pa konsumuar aspak karbohidrate, ndihem e dobët.” “Për mëngjes ha të bardhen e vezës, ananas me ujë të ngrohtë dhe limon. Për drekë ha peshk dhe patate. I urrej perimet, por e detyroj veten që t’i ha edhe ato. Për darkë ha sërish peshk.
Ajo që ka rëndësi është të jesh e dobët dhe e shëndetshme. Të qënit e dobët, më bën të ndihem më rehat dhe më mirë me veten. Më ndihmon të kem më shumë vetbesim. Trupi i tonifikuar më ndihmon shumë në punen time, sepse duhet të vesh shumë kostume të ngushta dhe të hapura.” Rihana është 1.72 metra e gjatë dhe peshon 60 kilogram. Duket se i’a ka dalë mbanë më së miri për të pasur trupin dhe përmasat përfekte.
Pika e saj e dobët; trajneri i saj personal ka rrëfyer se Rihanna ka një dobësi të madhe për akulloret.