TIRANE – Zonja e Parë, Michelle Obama, mbushi 49 vjeç. Ambasada Amerikane në Tiranë tregon disa kuriozitete interesante dhe të lezetshme që mund të mos i dini për të.
Midis familjarëve, nofka e saj është “Miche” . Ajo u rrit në një shtëpi me një dhomë dhe një banjo. Michelle dhe vëllai i saj flinin në dhomën e ndenjes.
Kur ishte e vogël, ajo praktikohej në piano aq shumë, sa më pas iu ndalua.
Së bashku me vëllain, ajo dha provimet dhe e kaloi klasën e dytë e u hodh direkt në të tretën. Edhe pse e mirë në atletikë, ajo nuk merrte pjesë në gara sportive pasi, siç ka deklaruar vëllai i saj, ajo e urrente humbjen.
Ajo ka qenë gjithnjë e drejtëpërdrejtë. Midis shumë fjalimeve që ka mbajtur gjatë fushatës dhe që do të mbahen mend, kur shkoi në shkollën prestigjioze Princeton, ajo u tha pedagogëve se ata nuk po e jepnin si duhej mësimin e gjuhës frënge.
Ajo ishte një avokate e re dhe ishte caktuar si shefja e Barack Obamës kur bashkëshorti i saj i ardhshëm u punësua në firmën e saj për një punë verore.
Përshtypja e saj e parë për Barack nuk ishte e mirë; ajo e kishte parë në foton e firmës së avokatisë dhe mendonte se ai kishte hundë të madhe.
Ajo i refuzoi ftesat e para të Barack-ut për të dalë me të, pasi mendonte se nuk ishte e përshtatshme (duke qenë se ishte shefja e tij).
Përpara se të lidhej seriozisht me Barack, ajo i kërkoi vëllait që ta merrte djalin që i sillej vërdallë për një ndeshje basketbolli. – babai dhe vëllai i kishin thënë asaj se mund të kuptosh shumë gjëra nga karakteri i dikujt vetëm duke e parë atë në fushë.
Babai i saj vdiq kur Michelle ishte 20 vjeç. Barack i propozoi në një restorant të bukur në Chicago; unaza erdhi në tabaka, brenda ëmbëlsirës.
Në dasmën e tyre, vallëzimin e parë e bënë me këngën “Unforgettable”.
Sipas miqve të saj, Michelle stërvitet si një gladiatore. I urren getat – shumë “të dhimbshme.”
Për mëngjes pëlqen të hajë fruta, vezë dhe pastërma. Barack Obama ka thënë se nëse ai do të kishte garuar kundër gruas së tij, me shumë mundësi do të kishte humbur. “Ajo është e zgjuar, ka humor, dhe është shumë tërheqëse…do të më kishte mundur pa asnjë vështirësi.”
Michelle Obama nuk ka dashur gjithnjë që të bëhej avokate. “Doja të bëhesha pediatre,” tha ajo për Vogue, “derisa e kuptova që shkenca nuk ishte shumë argëtuese.”
Barack Obama ka thënë se është meritë e Stevie Wonder që ai joshi Michelle. “Mendoj se është e saktë nëse do të thoja që nëse unë nuk do kisha qenë një adhurues i Stevie Wonder, Michelle nuk do të ishte shoqëruar me mua,” ka thënë ai. “As nuk do të ishim martuar. Fakti që ramë dakord mbi Stevie Wonder ishte pjesa më e rëndësishme e lidhjes sonë.