Rihana ka refuzuar të kërkojë falje për fotografitë skandaloze që po i poston në rrjetet sociale, duke insistuar se ato po i japin mundësi që të shfaq personalitetin e saj të vërtetë tek fansat.
Këngëtarja ka postuar një set të fotografive kontroverse në Instagram, të cilat e paraqesin Rihannan të zhveshur dhe në disa të tjera edhe duke thithur mariuhanë.
Rihanna është akuzuar për dhënie të shembullit të keq për miliona fansa të saj, por ajo i ka shpërfillur këto akuza duke thënë se ka të drejtë të ndajë çfarë të dëshirojë në rrjetet sociale.
“Është narcisoide, por çdo kush bën çfarëdo që dëshiron. Unë po e fotografojë personalitetin tim, secili ka gjërat e veta që dëshiron apo nuk dëshiron t`i shohë dikush tjetër.
Çdo gjë është në kokën tënde. Kjo është pse njerëzit bëjnë fotografi, pasi është e vështirë për dikë tjetër që të fotografojë atë çfarë ti kërkon”.