Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (OIC) ia ka hequr Lance Armstrongut një medalje të bronxtë olimpike, të marrë në Olimpiadën e vitit 2000, pas diskualifikimit të tij për shkak të dopingut.
Një zëdhënës i komitetit tha se OIC i ka dërguar një letër Armstrongut, për t’i kërkuar kthimin e medaljes.
Armstrongu tashmë është zhveshur nga shtatë titujt e fituar në Tour de France dhe është diskualifikaur nga të gjitha garat që ka marrë pjesë që nga vitit 1998.
Vendimi i Komitetit Ndërkombëtar vjen në ditën e njëjtë kur do të transmetohet intervista e Armstrongut dhënë nikoqires Oprah Winfrey.
Gjatë intervistës ai thuhet se ka pranuar se ka marrë droga për të rritur performansën në kuadër të garave.
Agjencia amerikane Anti-Doping, muaj më parë nxori një raport të detajuar, që e akuzoi ekipin e Armstrongut se ka zhvilluar programin më të sofistikuar të dopingut në historinë e çiklizmit.