Al Pacino dhe Brian de Palma do të bashkohen sërish, për herë të parë në 20 vjet, për të bërë një film mbi jetën e një trajneri futbolli amerikan.
Aktori dhe regjisori, që kanë punuar bashkë për kryeveprën “Scarface” dhe “Carlito’s Ëay”, po bashkojnë forcat për “Happy Valley”, që tregon historinë e Joe Paterno.
Trajneri i Penn State, që ndërroi jetë vitin e kaluar, thuhet se mbuloi një abuzim seksual që asistenti i tij Jerry Sandusky bëri ndaj një të mituri.
Filmi do të ketë si producent Edëard R Pressman, i njohur më mirë për sagën “American Psycho”, që ka blerë të drejtat e filmit nga Joe Posnanski, autor i best-sellerit “Paterno”.
“”Happy Valley” do të bashkohë ekipin e “Scarface” dhe “Carlito’s Ëay”, De Palma dhe Paçino, për të tretën herë”, ka thënë Pressman.
“Nuk mendoj se ka një dyshe më të mirë se kjo për të treguar historinë e një njeriu kompleks dhe të drejtë, që u rrënua nga një defekt tragjik i tij”, ka shtuar producenti.