TIRANE– Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar hapa konkretë për realizimin e Ligës Mbarëkombëtare në futboll. Berisha i ka kërkuar ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, që qytetet e Shqipërisë të nisin regjistrimin e klubeve sportive nga Kosova.
Berisha javë më parë riaktualizoi idenë për themelimin e një lige mbarëkombëtare të futbollit, në të cilën do të paraqiteshin ekipe nga Shqipëria, Kosova, por edhe nga vendet e tjera të banuara me shqiptarë.
Deklarata e tij nga disa u vlerësua si marketing politik. Federatat e futbollit në Shqipëri e Kosovë vlerësuan se për organizimin e Ligës Mbarëkombëtare ka pengesa statutare në FIFA e UEFA.