SHBA – Këngëtarja kosovare me famë botërore, pas performimit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, po përgatitet për 5 vjetorin e Kosovës, vendlindjes së saj të dashur. 

Në faqen e saj personale në Twitter Rita Ora postoi për fansat e saj në mbarë globin: “Hej dhe një muaj dhe është pavarësia e Kosovës. Do të jeni jua aty?? Ju duam aty si për Pavarësinë e Kosovës. Ahhh shpresoj…”. 

Këngëtarja që për momentin është kryefjala e showbiz-it botëror, këndoi falas me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në koncertin madhështor që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”.