SHBA – Lindsay Lohan e fiton jetesën duke shoqëruar burrat e pasur. Rrëfimi i fortë bëhet nga as më shumë e as më pak, por nga vetë babai i aktores problematike. Michael Lohan tregon gjatë një interviste për të përjavshmen 'Star' se e bija paguhet për të dalë me burra të pasur, por sipas tij gjëja më skandaloze në këtë mes është fakti se mamaja e saj shërben si ndërmjetëse për këto takime.

Marrëdhënia e Michael Lohan me të bijën nuk ka qenë asnjëherë e mirë, por deklarata e bërë prej tij i shtyu mediat të shkruanin mbi shpenzimet e çmendura të Lohan dhe pagimin e tyre nga të tjerë.

''Takimet vazhdojnë disa ditë dhe më pas këta pasanikë paguajnë gjithçka, biletat e avionit, hotelin, restorantet, madje dhe bizhuteri dhe dhurata të tjera”,- thotë babai i Lohan. Sipas një tjetër burimi në listën e klientëve të Lohan është edhe pasardhësi i tretë në listë për fronin e Bruneitt, i cili i pagoi aktores 100 mijë dollarë për ta takuar në Londër natën e ndërrimit të viteve.

Sipas Huffington Post, kjo nuk është hera e parë që emri i Lohan lidhet me atë të shoqërueses së luksit. Në vitin 2010 miliarderi austriak Richard Lugner ishte i gatshëm të paguante 150 mijë dollarë për ta çuar në ballon e Operës së Vienës. Por marrëveshja u prish për shkak të kapriçove të Lohan që donte të ndryshonte datën e ballos.