SHBA– Në përpjekje për të mos ekspozuar shumë këmbën e saj para fotografëve, aktorja Eva Longoria zbuloi diçka tjetër. Longoria ekspozoi thuajse krejtësisht gjoksin e saj, duke nxjerrw jashtë loje veshjen.
Duket se Longoria nuk e ka kuptuar fare çfarë po ndodhte, ndërsa ishte nën shoqërinë e një mikut të saj. Incidenti i fundit i saj u regjistrua gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Los Anxhelos, para ndarjes së çmimeve Golden Globes.
Nuk është hera e parë në fakt, që Eva zbulon më shumë se ç’duhet. Një incident i tillë i ka ndodhur edhe në vitin 2012 gjatë paraqitjes së saj në shown televiziv të David Latterman.