Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka arritur marrëveshje me skuadrën e Teutës së Durrësit, ka bërë të ditur vetë futbollisti për gazetën.

Ai tha se marrëveshja vlen për një vit e gjysmë.

Ai në stërvitje ekipit nga Durrësi do t'i bashkohet të hënën.

"Unë të hënën do të mbaj stërvitje me Teutën. Kemi arritur marrëveshje për një vit e gjysmë. Do të jap maksimumin për të treguar vlerat e mia", ka thënë Muriqi.

Ai disa ditë më parë u largua nga skuadra e Lirisë së Prizrenit.