David Bowie po feston ditëlindjen e tij me lançimin e një kënge të re.
Këngëtari anglez njoftoi të martën, se në ditëlindjen e tij të 66, ai ka lançuar këngën e tij të parë në 10 vjetët e fundit të titulluar “Where are we now?”.
Albumi i ri, “The next day”, siç njofton AP, do të dalë më 11 dhe 12 mars në Britani dhe respektivisht në Shtetet e Bashkuara.
Kënga u llançua në iTunes në 119 vende. Ajo është prodhuar nga bashkëpunëtori Tony Visconti.
Albumi i fundit i Bowie-t ishte “Reality” në vitin 2003.
Këngëtari ka debutuar në vitin 1960, duke publikuar albume të shumta të suksesshme me zhanret që shkojnë nga roku te pop, e prej soul te funk.
Hitet që janë përfshirë në Rock and Roll Hall of Fame janë “Let’s Dance,”China girl”, “Fame” dhe “Dancing in the street”.