Naomi Watts është një aktore që nuk frikësohet nga asgjë, por është një rol që e bën të ketë dyshime. 

44-vjeçarja luan rolin e Diana Spencer në filmin për jetën e princeshës e teksa më parë, aktorja ka folur për presionin dhe përgjegjësinë e madhe që ndiente, tani thotë se ka arritur në një pikë kur e kupton më mirë të ndjerën, Lady D.

Ajo fillimisht nuk pranoi të luante rolin në fjalë, tani është e vendosur që t'i japë asaj drejtësinë me këtë film. 

Në një intervistë për "Vogue" në Australi, Watts thotë: "Në rastin e Dianës, sigurisht që ka një presion të madh për t'u dukur mirë, të kesh flokët në rregull, të ecësh e të flasësh si ajo dhe fillimisht mendova se isha e destinuar të dështoja, sepse krahasimet do të jenë të mëdha.

Gjithmonë kam qenë e interesuar në gratë e komplikuara, në ato që gra që janë plot kontradikta: të fuqishme, të dobëta, të suksesshme, të vetmuara e tipare të ngjashme."

Aktorja vazhdon të flasë për Princeshën Diana duke e përshkruar si një nënë të mrekullueshme, për shkak edhe të ndihmës që dha për të sëmurët me SIDA etj. 

"Megjithatë, jeta e saj ishte e mbushur me tragjedi, dhe sigurisht që përfundoi në mënyrën më tragjike",-shprehet Watts, duke shtuar se Diana kaloi një periudhë të tmerrshme. 

"Ajo ishte e izoluar për shkak të vëmendjes së mediave. Ajo ishte e vetmuar dhe kjo është një mënyrë e tmerrshme jetese",-përfundon ajo.