Fenomeni i Brazilit Ronaldo thuhet se do të shkojë në Britaninë e Madhe për të studiuar për marketing, për dy vjet, ndërsa shpreh dëshirën e tij për t’iu rikthyer arsimit. Revista amerikano-jugore "Veja" pohon se një nga futbollistët më të famshëm të epokës moderne ka zgjedhur të studiojë për marketing në brigjet e huaja për dy vjet, në shtëpinë e futbollit, që është vetë destinacioni i tij i zgjedhur.
Dhe çka mund të hamendësohet për vendin e tij të ri të punës, a kanë të bëjnë këto studime me ndonjë ekip futbolli? Ronaldo do që të sjellë aftësitë menaxhuese në kombëtaren samba, ose mendon dicka tjetër më të rezervuar, ndonjë dredhi profesionale për të vënë në zbatim pasi ka "dalë në pension" nga loja e bukur.
Zëdhënësja e ish-sulmuesit të Real Madridit konfirmoi për Daily Mail: "Ronaldo dëshiron të shkojë në Angli, të marrë këshilla dhe leksione nga z Sorrell, i cili është kreu i kompanisë më të madhe në botë për reklamat".