Lajmi kishte kohë që qarkullonte por tani mori edhe karakter zyrtar. Alexandre Pato lë Milanin dhe transferohet tek Corinthians atje ku do të riveshë sërishrisht fanellën me numër 7. Lajmin e kanë dhënë klubet respektivë nëpërmjet faqeve të tyre zyrtare. Transferimi është përfundimtar dhe Galliani ka arritur të mbyllë këtë mërrëvshje për shifrën e 15 milion eurove ndërsa sulmuesi brazilian do të firmosë një kontratë katër – vjecare me Corinthians.

Pato lë kështu Milanin pas një experience prej 5 vitesh të karakterizuara nga shumë gola por gjithashtu edhe nga shumë dëmtime më shumë se 16 të tillë. Nga janari i 2008-tës deri në golin e fundit ai kundër Anderlecht në Champions League që koincidon edhe me dëmtimin e tij të fundit, sulmuesi Brazilian ka shënuar 63 gola në 150 ndeshje zyrtare. Galliani ashtu sic kishte kishte deklarauar edhe pak ditë më parë ka aaritur të mbyllë këtë mërrveshje për një shifër rreth 15 milion euro ndërsa detajet e tjera nuk janë bërë të ditur.

Nuk flitet për një përgjysmim të mundshëm të pagës së tij as për ndonje klauzolë të vecantë për një rikthim të Patos tek Milan pas 2 apo 3 vjetësh ashtu sic ka deklaruar presidenti Berlusconi por për një shitje të mundshme në të ardhmen ku nëse një gjë e tillë do të ndodhë atëherë 60% e shumës do të shkojë në favor të klubit ndërsa 40% do ti mbetet vet sulmuesit brazilian. Ajo që do të mbetet tashmë në mëndjen e të gjithë njerëzve të futbollit dhe në vecanti tifozëve të Milanit do të jetë talent ii jashtëzakonshëm i këtij 23 – vjecari por edhe përshëndetja e tij e fundit me popullin kuqezi.

“Dëshiroj të përshëndes por mbi të gjitha të falenderoj të gjithë. Nga presidenti deri tek personat e shumtë të Milanit me të cilët ka patur fatin të punojë në këto 5 vite të paharrueshme në Milano. Po shkoj në Brazil, tek Corinthians, për të patur mundësinë e të luajturit në vazhdimësi. Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë të harroj Milanin. Jam dhe do të jem gjithnjë i lidhur me këtë fanellë me ngjyrat e saj dhe me të gjithë tifozët. Në vecanti shkon tek ta në këto momente mendimi i parë dhe falenderimi im më i madh”.