Ndeshja mes PSG dhe Nantës ka parë të zhvillohet një episod shumë i çuditshëm. Drejtori i parisienëve, Leonardo, u ul nga tribuna a dhe i kërkoi trajnerit Poçetino që të largonte nga fusha e lojës Di Marian, pasi familjarët e tij ishin bërë protagonistë të një ngjarje të tmerrshme.Trajneri pranoi menjëherë dhe argjentinasi u largua nga fusha e lojës, duke u ndalur më pas me Leonardon i cili e njoftoi se çfarë kishte ndodhur.
Ndërsa në stadium zhvillohej kjo ndeshje, në shtëpinë e tij në Paris kishin hyrë hajdutët, të cilët me armë në dorë kishin marrë peng disa familjarët e tij. Një situatë e tmerrshme për lojtarin që shpërtheu në lot dhe u largua me shpejtësi nga stadiumi, për të shkuar në shtëpinë e tij e për të ndjekur nga afër situatën e pengmarrjes, duke shpresuar që gjithçka të zgjidhej pa probleme.
Edhe pas humbjes 2-1 të PSG, trajneri Poçetino pranoi se në minuat e fundit ekipi nuk e kishte pasur mendjen te rezultati teknik. “Në dhomat e zhveshjes kemi folur për gjëra të tjera”, tha ai, duke iu referuar çështjes së Di Marias.





