Ka thyer çdo tabu, duke u zhveshur nga komplekset dhe rivalet e saj që ndoshta jetojnë në Shqipëri. Çdo lajm për Angela Martinin ka fjalën “zhveshje” në titull, sepse ajo ka vendosur ta tërheqë kështu vëmendjen. Por për shumë personazhe të njohur, ky imazh i krijuar mediatikisht mund të kthehet në një bumerang, nëse papritur do të vendosë t’i lërë të gjitha këto dhe të vendosë të krijojë familje. Vëllai i saj më i madh, Blerti Ceprati, zbulon disa sekrete më shumë për jetën e saj personale që nga fëmijëria në Shkodër dhe tashmë për jetën e saj në Nju Jork. Ai tregon për tri propozimet për martesë, që i janë bërë asaj nga familje mbretërore në botë.
Angela, asnjëherë nuk ke folur në media për familjen. Ç’mund të na zbulosh si vëllai i saj?
Jemi një familje e kompletuar motër-vëlla e prindërit. Po ashtu unë dhe motra jemi shumë pranë njëri-tjetrit, madje mund të tregoj një sekret të vogël, që në moshën dyvjeçare unë jam kujdesur për të një vit rresht, ndërsa nëna nuk kishte mundësi të kujdesej pasi shkonte në punë. Di të them që e respektojmë shumë njëri-tjetrin edhe tani që ajo ka marrë famë. Ne kemi një nënë që na mban afër dhe të bashkuar kudo ku ndodhemi, dhe unë po ashtu e kam shoqëruar kudo, për të qenë të bashkuar kudo.
Nga ç’prindër është rritur ajo, cilat janë profesionet e tyre?
Babai është inxhinier i talentuar dhe mund të them që si ai janë vetëm shtatë emra në botë. Kurse nëna jonë është pedagoge, e dekoruar me
çmimin prestigjioz “Unesco”.
Cilit prej prindërve i ngjan ajo, prej nga e trashëgon shtatlartësinë dhe bukurinë?
Në përgjithësi jemi familje e bukur dhe shtathedhur. (qesh).
Është Angela një vajzë me ambicie, apo fama e saj erdhi kështu papritur?
Angela që e vogël ishte një fëmijë që kishte pasion modën. Mbaj mend që i mblidhte të gjithë fëmijët e lagjes për të organizuar sfilita e festa të ndryshme. Pra, dua të them që ishte fëmijë social, shumë e dashur dhe e thjeshtë me të gjithë. Në të njëjtën kohë kishte një karakter të fortë dhe donte që të ishte gjithmonë në krye të çdo grupi. Dua të them që nuk ka qenë surprizë për ne, pasi e kemi ditur që me forcën dhe karakterin e saj do të ishte kjo Angela që është sot.
Është folur për lidhjet e saj deri tani në Nju Jork. I beson Angela dashurisë së vërtetë?
Angela beson vetëm te sinqeriteti dhe dashuria e vërtetë. Motra ime nuk bën gjëra për inerci, pasi kurrë nuk është vetëm. Në çdo çast i qëndron pranë dhe familja, si shpirtërisht ashtu fizikisht.
Me bisedat që të ka bërë ty si vëlla, të ka treguar për ndonjë mashkull që e ka zhgënjyer?
Kjo gjë i ndodh në jetë si mashkullit ashtu dhe femrës, kështu që nuk përjashtohen rastet.
Është martesa në planet e saj, dhe a ka marrë ndonjë propozim të veçantë për martesë vetëm për shkak të famës?
E vërteta është që Angela është e kërkuar në të gjithë botën. Për propozime të veçanta që më pyesni, do të veçoja faktin që mbi tri familje mbretërore në botë janë munduar të krijojnë kontakt me të apo familjen tonë, por që motra i ka refuzuar.
Cilat janë këto familje mbretërore që kanë shfaqur interes, dhe pse Angela i ka refuzuar?
Nuk mund t’i përmend emrat e familjeve mbretërore për të respektuar seriozitetin e tyre dhe konfidencialitetin që na kanë kërkuar. Për sa i përket arsyes së refuzimit, e ka bërë sepse motra ime në dashuri ndjek gjithmonë zemrën e saj, dhe ajo do shkonte aty ku respekti dhe dashuria do të ekzistonte.
Thatë që Angela në jetë preferon të bëjë liderin në shoqëri. Do e shihte ajo veten në politikë? Po Kryeministri Sali Berisha i ka bërë ndonjë ofertë për ta përfshirë në forumin e të rinjve të PD-së?
Nuk mund të them diçka për këtë. Kryeministri Berisha dhe Ministria e Kulturës kanë bërë dhe do bëjnë çdo gjë që Shqipëria të dëgjohet në të gjithë botën. Kështu dhe për Angelën.
Disa këshilla për meshkujt që duan Angelën
Angela është bukuri e pafajshme apo e djallëzuar?
Mund të them vetëm kujdes! Angela është shumë e zgjuar.
Mund t’ia marrësh mendjen lehtë, apo tip i vështirë?
Varet për çfarë, por një gjë është e sigurt, që Angela nuk gënjehet lehtë.
Pika më e dobët e saj?
Pika më e dobët për Angelën është nëna dhe një fëmijë shqiptar i varfër, pjesë e grupit të disa fëmijëve që ajo sponsorizon nëpërmjet organizatave.
Pika më e fortë e karakterit të saj?
Pika më e fortë e karakterit të Angelës është siç e dimë të gjithë vullneti dhe pasioni për të ecur përpara.
Në pamje të parë duket e qeshur, është kështu dhe në jetë?
Angela është gjithmonë e qeshur dhe plot hare edhe në jetën e saj të përditshme.
Në ç’rast mund të shpërthente Angela?
Ajo çfarë e nevrikos motrën time është gënjeshtra dhe mashtrimet, të cilat ajo i nuhat shumë shpejt.
Do të kthehej Angela përgjithmonë në Shqipëri, pse do e bënte?
Angela jeton momentin në Nju Jork dhe s’ka ndonjë plan tani për tani për ndonjë rikthim.
Cila ka qenë oferta më e çuditshme që i është bërë Angelës?
Një personazhi si Angela Martini kurrë nuk i mungojnë ofertat, por e rëndësishme është zgjedhja që ajo bën, pra vendimmarrja, jo vetëm ofertat.