STAMBOLL – Ditë më parë aktori i njohur turk Kenan Imirzaloglu ishte shumë prezent në mediat ballkanike për faktin se është ndarë nga e dashura e tij për shkak të aktores së njohur Bergüzar Korel, e njohur te publiku shqiptar si Shehrazadja, këto ditë janë bërë publike dhe skenat e para të serialit të ri në të cilin aktrojnë dy aktorët e njohur turq, Kenan Imirzaloglu & Bergüzar Korel.
Seriali me titull “Karadayi”, përveç fabulës interesante që do të përmbajë, në vete do të ketë dhe skena të nxehta, të cilat në shtetin turk janë ende tabu. Pikërisht Kenani (Mehmet Kosova) do të puthet dhe do të realizojë skena intime me aktoren e martuar Bergüzar Korel, e cila është bashkëshortja e aktorit tjetër të famshëm Halit Ergenç, i njohur në rolin e Sulejmanit të Madhërishëm.
Ka pak ditë që janë zbuluar dhe imazhet e para të serialit, që ndoshta në një të ardhme do ta shohim edhe në ndonjë prej ekraneve shqiptare, ndërsa po publikojmë fotot e para ku “Mehmet Kosova” bën dashuri me Shehrazaden. Për këtë angazhim dhe këto skena të nxehta mësohet se të dy aktorët në rolet kryesore do të paguhen nga 25 mijë euro për secilin episod.
Duke bërë një përllogaritje që, siç shkruan orainfo, sezoni i parë ka pasur dhjetë episode, atëherë bëhet e ditur se aktorët joshës kanë përvetësuar rreth 250 mijë euro, secili vetëm nga një sezon, ndërsa kanë nënshkruar kontratë të re dyvjeçare për sezonet e reja.