LOS ANGELES– Si çdo vit, edhe sivjet, revista "GQ" ka përpiluar listën e personaliteteve të famshme të veshur më së miri. Në vendin e parë ndodhet sharmeri britanik, Daniel Craig.
Craig është renditur i pari në këtë listë falë stilit të tij prej xhentëlmeni, ashtu siç i ka hije tamam një James Bondi.
Në vendin e dytë gjendet aktori i ri, Zach Efron, ndërsa në vendin e tretë, sipas mendimit të shumëkujt personi që vishet më së miri, është futbollisti anglez, David Beckham.
Në listën e këtij viti ishin kryesisht meshkujt që patën guxim të rrezikonin pak stilin dhe traditën e veshjes mashkullore, përfshirë muzikantin Bruno Mars, aktorin Robert Pattinson, basketbollistin Tyson Chandler dhe të fejuarin e aktores, Jennifer Aniston, Justin Theroux.
Gjithashtu, në mesin e personaliteteve të njohura më elegant për këtë vit ndodhen edhe magnati i muzikës, Jay-Z, Ryan Gosling si dhe fontmeni i bendit “Maroon 5”, Adam Levine.