TIRANE– Mirjam Cani, këngëtarja me famë botërore (me grupin e saj Preluders), e fokusuar vitet e fundit tek zbulimi i talenteve të reja nëpërmjet programit The Voice këtu në Shqipëri, ka shpërthyer në kritika ndaj bashkëatdhetarëve të saj, për frymën negative që ata tek artistët shqiptarë.  Në një koment të gjatë në Facebook, ndoshta nisur edhe nga debati i fundit lidhur me këngën fituese të Festivalit të 51-të n Radio dhe Televizion, Mirjam Cani shkruan: 

“Ta komentosh këngëtaren Rihanna “llumi i vipave pa pikë talenti që ka bërë sukses vetëm me skandale”… Këtë vetëm në Shqipëri e kam dëgjuar për herë të parë në këto vite!!!!

Një artiste 23 VJEÇ , 140 milion disqe të shitura, 7 Albume, 43 Videoklipe, në bazë të shitjeve ajo renditet në vend të dytë në të gjithë historinë e muzikës e këngëtareve femra. 6 Grammys, mbi 50 Aëards.

Deri më tani ka realizuar 11 turne në të gjithë botën (turneu i fundit në vitin 2011 prej 99 koncertesh nëpër botë).. Vetëm me 23 VJEÇ!!!!!!!!

Etj etj ………..Dhe më pas lexon këto komente mbi karrierën e saj.

E njëjta gjë po bëhet madje edhe me artisten Shqiptare Rita Ora. I njëjti fenomen ndodhi me Rona Nishliun. Të njëjtën gjë po bëjnë me këngën fituese të Festivalit. Fryma negative përcillet vetëm nga bashkëatdhetarët. Lexon komente në të gjitha gjuhët e botës që përkrahin shqiptarët të sapopërmendur dhe lexon fyerje ndaj tyre në gjuhën tënde!!!! TURP!!!!!!!!

Kur nuk duam veten, mos të presim respektin dhe dashurinë nga të huajt!!!!!!!!!

Këtu më vjen vetëm për të thënë “mungesë e theksuar kulture dhe informacioni”… Ku jetojnë këta njerëz???????

I këshilloj njerëzve të tillë të zgjohen nga ky negativizëm se janë komplet jashtë realitetit!

Mos të kenë motiv jete nënvlerësimin dhe mosrespektin ndaj njerëzve të tjerë për t’u ndjerë vetë të plotësuar!!!!!! Mos ta shohin aty kuptimin e jetës dhe lumturisë!

Duhet të fillojnë të llogjikojnë me mend para se të presin ndryshime në këtë vend! Sepse kjo frymë dhe ky qëndrim reflekton realitetin, frymën dhe kulturën e Shqipërisë.

Çdokush duhet të fillojë nga vetja. Nuk është vonë!!!!!!!!!!!! Ende nuk është vonë!!!!!!”,- përfundon Mirjami.