Vëllai i ish bashkëshortit të Britney Spears, Kevin Federline – Christopher tha se ka bërë dashuri me Britney gjatë martesës së saj me të vëllanë dhe se ai është babai i vërtetë i djalit të saj 7 vjeçar Sean Preston. Christopher pati deklaruar më parë se këngëtarja ia ka vjedhur kuletën e tij.
“Ajo është jashtë kontrollit dhe një maniake” pati thënë më parë në gjyq ai.
Në dokumenta thuhej se Christofer pati thënë se njëherë ka shkuar në shtëpi të këngëtares dhe ajo i pati thënë se Kevin ai ka shkatëruar jetën.
“Britney u argëtua me mua dhe pastaj më tha se unë kam penisin e vogël.Ajo gjithashtu më kërcënoi dhe më tha se nëse unë u tregoj policëve se i kam vjedhur kartën e kreditit, do t’i tregoj botës së unë jam babai i vërtetë i Sean Preston dhe jo Kevini”, tha ai.
“Unë e pranoj se kam fjetur me Britney dhe se jam babai i vëretë i djalit, por këtë gjë publiku nuk ka pse ta dijë”, pranoi ai.
Një i afërt tha, “Chris është ndjerë gjithmonë keq për këtë gabim dhe dëshironte që mos të zbulohej pasi që ai nuk dëshiron që gruaja e tij e asaj kohe Alisha, ta kuptonte”.