NEW YORK– Ish-ylli i “Baywatch”, Carmen Electra ka treguar së fundmi, se kur ka qenë në moshën 18 vjeçare ajo kishte qenë e dhënë më tepër pas çunave të këqij dhe se në atë kohë vlerësonte më shumë trupin se çdo gjë tjetër.
“Kur isha 18 vjeçe isha e dhënë pas meshkujve të këqij. Tani, mbi të gjitha vlerësoj një mashkull i cili përveç pamjes do të mund të kishte çdo vajzë që do, por ai thotë “JO”, ka thënë aktorja 40-vjeçare.
Carmen ka folur edhe për periudhën me të vështirë të jetës së saj, kur ka humbur nënën dhe motrën, brenda një periudhe dy javore.
Thuhet se aktorja/modelja është në lidhje me shoumenin britanik Simon Cowell. Ky i fundit, në një intervistë dhënë së fundmi në mediet britanike, ka thënë se ata takohen, por nuk ka pranuar se janë të lidhur.