Si çdo fundviti edhe kësaj radhe Gazeta prestixhioze angleze, “The Guardian” ka bërë një analizë ku ka vlerësuar në analizën e saj se kush janë futbollistët më të mirë në botë aktualisht. Në këtë vlerësim të bërë nga një prej gazetave më të mëdha Britanike është marrë parasysh ajo çfarë lojtarët kanë dhënë në fushën e lojës për vitin 2012.
Me qenë se jemi në mbyllje të këtij viti gazeta “The Guardian” ka përzgjedhur 10 futbollistët më të mirë në botë për momentin.
Listën e 10 më të mirëve e kryeson padyshim ylli argjentines që luan për Barcelonën Lionel Messi.
Pas argjentinasit vendin e dytë e zë portugezi Kristiano Ronaldo që luan për Madrilenët.
Në vendin e tretë gazeta Britanike ka përzgjedhur regjizorin e skuadrës së Barcelonës Xavi Hernandez.
Vendet e tjera në renditje plotësohen si më poshtë:
Në vendin e katërt Andrés Iniesta (Barcelona)
5) Zlatan Ibrahimovic (PSG)
6) Radamel Falcao (Atlético Madrid)
7) Robin van Persie (Manchester United)
8) Andrea Pirlo (Juventus)
9) Yaya Touré (Manchester Sity)
10) Edinson Cavani (Napoli)